Temperaturat e larta shtojnë rrezikun nga ‘Crime Kongo’ (Video)

Temperaturat e larta shtojnë rrezikun nga ‘Crime Kongo’ (Video)

Ethet hemorragjike në Kosovën e pasluftës janë shëndërruar në një problem serioz, epidemi kjo e cila po rrezikon jetët e njerëzve ndërsa periudha më e favorshme për shfaqjen e etheve hemoragjike ‘crime kongo’ është sezona e verës, atëherë kur temperaturat janë më të larta, shkruan Kosova Post.

Vitet e para të pasluftës institucionet shëndetësore janë përballur me një sëmundje e cila nuk ka qenë aktuale në vitet e mëhershme ndërsa nuk kanë ekzistuar edhe institucionet adekuat për trajtim të kësaj epidemie.

Por, institucioni i cili merret ekskluzivisht me trajtimin e pacintëve të etheve hemoragjike ‘crime kongo’ është klinka Infektive në QKUK e cila çdo vit mobilizohet për trajtimin e të prekurve nga ethet hemoragjike.

Sikur edhe vitet paraprake edhe këtë vit  Klinika Infektive ka trajtuar qindra raste, por vdekje nuk ka pasur.

Hamdi Ramadani, drejtor në Klinikën Infektive, thotë se ethet hemoragjike ‘crime kongo’, janë prioritet i stafit mjekësor në infektive dhe sikur vitet tjera edhe këtë vit ka pasur të shtruar për trajtim pacientë të prekur nga ethet hemoragjike ‘crime kongo’.

Ramadani, bënë të ditur se kjo epidemi nga viti në vit ka shënuar rënie të numrit të të prekurve dhe se rastet e vdekjeve poashtu.

Sipas, dr. Ramadani, këtë vit  deri më tani nuk ka pasur fluks të pacientëve me ethe hemoragjike,ndërsa muaji Maj ka qenë muaj ku ka pasur një numër më të madh të pacientëve që janë trajtuar në klinikë nga ethet hemoragjike.

“Muaji Maj ka shënuar rritjen më të madhe të vitit, duke shkuar mbi 203 raste të pacientëve më pickimin e rricnave, ndërsa muji prill 94 raste duke vazhduar me muajin mars i cili ka shënuar një rënie duke regjistruar vetëm 2 raste të pacientëve, por që asnjëra me fatalitet apo humbje të jetës”, tha Ramadani.

Ramadani , është i vetëdijshëm se me ngritjen e temperaturave mund edhe të ketë raste më të shtuara të të pickuarve nga rriqrat, porse thotë ai se nuk pritet fluks sikur disa vite më pare ngase institucionet relevante kanë marrë masa parandaluese sikur se edhe qytetarët tashmë kanë njohuri se si të mbrohen nga pickimet.

“Besojmë që mund të kemi ndonjë rast, por në krahasim me vitet e kaluara është një rënje rapide e sëmundjeve hemoragjike në nivel të vendit, është një rënje që quhet plani strategjik në kuptimin e mbrojtjes nga kjo  sëmundje”, theksoi Ramadani. Ai beson se edhe me shtimin e numrit të pacientëve,Klinika Infektive do të ofrojë trajtim adekuat e professional, është shprehur Ramadani për Kosova Post.

Ramadani bënë të ditur se Klinika Infektive përveçse është e përgaditur dhe e kompletuar me staf professional për trajtimin e pacientëve të pickuar nga rriqrat ‘crime kongo’, aty nuk mungojnë edhe medikamentet dhe materialet tjera shpenzuese.

“Me ngritjen e temperaturave presim fluks të shtuar të rasteve me ‘crime kongo’, por  ne jemi të përgaditur për të ofruar shërbime pacientëve. Jemi  të furnizuar me medikamente dhe material shpenzuese adekuate. Ribavirina, medikament ky efikas dhe i domosdoshëm për trajtimin e sëmundjes crime kongo nuk mungon, madje kemi edhe rezerva. E kemi ribavinën e perdorim ribavirinën, edhe pse të dhënat më të reja  të vitit 2017 kanë fillu në një çfare forme që nuk është aq obligative, por ne me përvojën tonë që e kemi prej pasluftës, me dhëninen e terapisë kemi të dhëna që efekti i ribavirinës është i shkëlqyshëm, ne si staf si ekspert ende e japim”, u shpreh drejtori i Klinikës Infektive./Kosova Post/

You may also like

Mos u habitni! Kështu është dukur Leonora Jakupi para 20 viteve (Foto)

Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtarët më të