Vesa Gjinaj është kualifikuar në finale të turneut ‘Neocom Open 2021’ J5 Skopje, turne ky i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Federata e Tenisit e Kosovës.
Në gjysmëfinale Gjinaj shënoi fitore kundër Sara Milanse me rezultat të ngushtë 6-3 3-6 7-5.
Postimi i plotë:
🔥🔥🎾VESAAA GJINAJ NË FINALE 🎾🔥🔥
🎾Tenistja Vesa Gjinaj është kualifikuar në finale të turneut ‘Neocom Open 2021’ J5 Skopje që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Në gjysmëfinale Gjinaj shënoi fitore kundër Sara Milanse me rezultat të ngushtë 6-3 3-6 7-5.👏👏
BRAVO VESA DHE SUKSESE NË FINALE!!👏👏💪💪🇽🇰