Palestina po kalon nëpër një periudhë dramatike. Tensionet që janë krijuar nga ndërhyrjet brutale të policisë dhe ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar palestinez, e kanë ngritur popullsinë vendase në këmbë, ndërsa përballja ka dhënë edhe viktima, shkruan Kosova Post.
Britanikja The Guardian ka sjell pamje shokuese nga vendi i ngjarjes, nëpërmjet të cilave dokumentohet dhuna e ashpër e policisë dhe ushtrisë izraelite karshi banorëve të Jerusalemit Lindor.
“Tensionet midis Izraelit dhe Palestinës u përshkallëzuan në mënyrë dramatike të hënën ndërsa grupet militante në Gaza qëlluan me raketa në drejtim të Izraelit. Izraeli, ndërkaq, u përgjigj me sulme në territorin palestinez” – raporton The Guardian.
Dhuna dhe tensioni shpërthyen fill pas një sulmi të policisë në Xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem në Natën e Kadrit, sulm që la qindra të plagosur, duke provokuar kështu protesta e duke i dhënë edhe viktimat e para./KosovaPost/