Presidenti rus Vladimir Putin bisedoi në telefon me kancelaren në largim Angela Merkel për situatën me emigrantët në kufirin Bjellorusi-Polak, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit. Pala gjermane deklaron se Merkel i kërkoi Putinit të ndikonte në Minsk, trasnsmeton Kosova Post.
“Kancelarja ka diseduar sot me presidentin rus Vladimir Putinin lidhje me situatën në kufirin Bjellorusi-Polak. “Ajo vuri në dukje se instrumentalizimi i emigrantëve i kryer nga regjimi bjellorus është çnjerëzor dhe i papranueshëm dhe i kërkoi Presidentit Putin të ndikojë në këtë”, shkroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stephen Seibert në llogarinë e tij në Twitter.
Nga ana e tij, lideri rus gjatë bisedimeve u bëri thirrje vendeve të BE-së që të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me Minskun për të zgjidhur problemet në kufi.
“U diskutua në detaje situata me emigrantët në kufijtë e Bjellorusisë me vendet e BE-së. Janë shprehur shqetësime për pasojat humanitare të krizës së emigrantëve. “Putin dhe Merkel ranë dakord të vazhdojnë bisedimet për këtë temë,” thuhet në deklaratën e shërbimit të shtypit të Kremlini.
Komiteti Shtetëror i Kufirit të Bjellorusisë njoftoi të hënën se një grup i madh migrantësh nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës po shkonte drejt kufirit Bjellorusi-Polak. Në mbrëmje, Shërbimi njoftoi se situata me emigrantët në kufi është ende jashtëzakonisht e tensionuar: më shumë se dy mijë refugjatë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, u ndalën para gardhit polak në vijën kufitare. Forcat e sigurisë polake nuk i lënë të kalojnë dhe emigrantët u përpoqën të kalonin përmes telit me gjemba që shërben si pengesë.
Kohët e fundit, Lituania, Letonia dhe Polonia kanë raportuar një rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm të ndaluar në kufirin me Bjellorusinë. Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka deklaruar se Minsk nuk do të frenojë më fluksin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e BE-së – për shkak të sanksioneve perëndimore, ai nuk ka as para dhe as forcë për ta bërë këtë.sh.o./Kosova Post/
Kanzlerin #Merkel hat heute mit Präsident Putin zur Lage an der belarussisch-polnischen Grenze telefoniert. Sie unterstrich, dass die Instrumentalisierung von Migranten durch das belarussische Regime unmenschlich und inakzeptabel sei und bat Präs. Putin, auf dieses einzuwirken.
— Steffen Seibert (@RegSprecher) November 10, 2021