Pas tensioneve gjatë aksionit kontrabandë të realizuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, Pejë, veri dhe jug të Mitrovicës kanë reaguar mediet serbe.
Ata shkruajnë se presidenti, Aleksandër Vuçiç ka shkuar në Rashkë, për të zhvilluar një takim urgjent me qytetarët serbë.
Më herët pati një reagim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili deklaroi se krimi dhe grupet kriminale do të luftohen, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa mediave në Serbi që sipas tij mbrojnë krimin.