Aeroplanmbajtësja amerikane “US Harry S. Truman”, e cila lundroi në pjesën kroate të Adriatikut pranë Splitit në fund të javës së kaluar, mbrëmë është larguar papritur nga ujërat kroate, transmeton Kosova Post.
Aeroplanmbajtësja “Truman”, u nis të hënën mbrëma, ndërsa të njëjtën gjë para 21 orësh e kishte bërë edhe fergata norvegjeze, e cila kishte kaluar përmes portës së Splitit drejt detit të hapur, kurse areoplanmbajtësi amerikan lundroi përgjatë ishullit të Drvenikut, transmeton portali kroat.
Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për braktisjen e mëhershme të ujërave kroate, si dhe nuk ka përgjigje në pyetjen nëse kjo lëvizje lidhet me përshkallëzimin në rritje të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë për situatën në Ukrainë, shkruan portali.
Ata kujtojnë se dje jozyrtarisht mund të dëgjohej se “Truman” do të vazhdojë të lundrojë “diku në Mesdhe”.