Pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, ku serbët lokal tash e pesë ditë resht po mbajnë të bllokuara rrugët që shpien te pikat kufitare me Serbinë dhe fluturimit të helikopterëve të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, ka reaguar NATO, përcjell KosovaPost.
Zëdhënësja e Aleancës Veriatlantike, Oana Lungescu, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se NATO u bënë thirrje palëve që menjëherë t’i ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.
“NATO bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje Beogradit e Prishtinës të përmbahen, të shmangin veprimet e njëanshme e të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të garantuar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.