Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë zjarri që ndodhi të martën mbrëma në Gjakovë, ku si pasojë të plagosur mbetën dy persona, raporton Kosova Post.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, ku Policia e Kosovës ka dhënë detaje.
“Gjakovë, 10.08.2021-19:37. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar , ku gjatë të shtënave është plagosur edhe një kalimtar rasti viktimë mashkull kosovar. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK ndërsa viktima tjetër pasi trajtimit mjekësor është liruar. I dyshuari gjendet në arrati dhe në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet.”/KosovaPost/