Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasiqë i njëjti kishte tentuar të sulmonte bashkëshorten dhe të birin e tij, shkruan KosovaPost.
Policia e Kosovës ka raportuar se rastin e kanë denoncuar vetë gruaja dhe djali i personit.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar në Ferizaj, personit të arrestuar iu është caktuar masa e ndalimit.
Raporti i Policisë:
“Ferizaj, 30.12.2021-23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar që t’i sulmojë bashkëshorten dhe djalin e tij, por është ndaluar nga familjarët e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit”