Bëhet fjalë për një 18 vjeçare e cila kishte mbetur jashtë shtëpisë, ndërsa u përpoq të futej brenda duke zbritur nëpërmjet oxhakut, shkruan Kosova Post.
“Zjarrfikësit përdorën një sistem litar për të shpëtuar një vajzë 18-vjeçare nga oxhaku i një shtëpie njëkatëshe pranë Kolegjit këtë mëngjes. Adoleshentja u përpoq të zbriste nëpër oxhak pasi ngeci jashtë saj, por në përpjekje e sipër ngeci në mes të rrugës…” thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetin social Facebook.
Rasti ka ndodhur në Nevada, ndërsa raportohet se adoleshentja nuk ka pësuar ndonjë lëndim.