I dyshuari shtetas i Serbisë ka tentuar të kalojë kufirin me dokumentacion të falsifikuar në pikën kufitare në Jarinjë.
“Është ndaluar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve, ka prezantuar një leje të veçantë për mbi-ngarkesë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton Policia në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.