Tërheqja e shpejtë e ushtrisë amerikane nga Afganistani, ka shtuar presionin mbi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA) për të gjetur mënyra të reja për të mbledhur informacione dhe kryerjen e operacioneve për luftimin e terrorizmit në vend, transmeton Kosova Post.
CIA, Amerikane e cila për 20 vite ishte e pranishme në Afganistan, tani do ti humbasë bazat e saj nga ku prej të cilave edhe monitoronte dhe zhvillonte operacione luftarake edhe me dron ndaj grupeve siç ishin Talebanët, Alkaeda e DAESH.
Analistët nga Agjensia Qendrore e Inteligjencës paralajmërojnë rritjen e rrezikut nga grupet talebane, shkruan “New York Times”.
Zyrtarët amerikanë po përpiqen në minutën e fundit të sigurojnë bazat afër Afganistanit për operacionet e ardhshme. Sidoqoftë, kompleksiteti i konfliktit ka nxitur negociatat të ‘ashpra’ diplomatike, kurse ushtria përpiqet të tërheqë të gjitha trupat deri në mes të Korrikut apo edhe para shtatorit , afat ky i përcaktuar nga presidenti i SHBA Joseph Biden, shkruan gazeta amerikane,
Një nga fokuset ishte Pakistani. CIA e përdori bazën në këtë vend për vite me radhë për të zhvilluar sulme pa pilot kundër militantëve në pjesën perëndimore të vendit, por ajo u largua nga objekti në 2011, kur marrëdhëniet amerikane me Pakistan u ndërlikuan.
Sipas gazetës, në bisedimet midis zyrtarëve amerikanë me pakistanezë, këta të fundit kërkuan kufizime në këmbim të përdorimit të bazës në vend.
Diplomatët po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e kthimit të bazave në ish republikat Sovjetike që u përdorën për luftën në Afganistan, megjithëse ata presin që Presidenti rus Vladimir Putin ta kundërshtojë me forcë atë, shkruan New York Times.
Raportet e fundit nga CIA dhe inteligjenca ushtarake mbi Afganistanin janë shumë pesimiste. Ata theksojnë fitoren e Talibanëve në shumë pjesë dhe paralajmërojnë që Kabuli mund të bjerë në duart e Talibanëve dhe të bëhet një strehë e sigurt për militantët e prirur për sulme ndaj Perëndimit.
Si rezultat, zyrtarët amerikanë shohin nevojën për organizimin afatgjatë të inteligjencës.
Vështirësitë në bazat shpërfaqin faktin se si zyrtarët amerikanë ende nuk kanë një plan afatgjatë për të adresuar çështjet e sigurisë në një vend ku ata kanë shpenzuar miliarda dollarë dhe kanë humbur më shumë se 2,400 trupa për gati dy dekada, shtoi gazeta./Kosova Post/