Një tërmet i fortë ka shkundur Italinë ditën e sotme, përcjell KosovaPost.
Tërmeti i regjistruar me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, ishte me epiqendër në Sicili, 75 km nga Mesina.
Lëkundjet janë ndier në të gjithë zonën por deri tani mediat vendase nuk raportojnë për të lënduar apo dëme materiale.
Vlen të theksohet se ditët që lamë pas Shqipëria, Greqia, Maqedonia dhe Kosova kanë regjistruar lëkundje që kanë alarmuar qytetarët.