Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava u ka uruar të gjithë besimtarëve muslimanë muajin e Ramazanit, shkruan Kosova Post.
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, ka bërë thirrje për respektim të masave anti-Covid.
Tërnava me këtë rast, i ka uruar të gjithë besimtarët musliman, duke shtuar se ky muaj duhet që të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet besimtarëve.
“Në këtë natë të madhe ju drejtohem të gjithë besimtarëve me urimet më të mira për fillimin e këtij muaji. Ky muaj dallohet me agjërimin që kryhet për krijuesin e gjithësisë. Përmes agjërimit manifestohet ndjesia e besimit në Zot” është shprehur Tërnava.
“Dimension i rëndësishëm është aspekti social që rrit ndjeshmërinë për tjetrin, afron familjet. Muaji i Ramazanit është muaji kur zbriti Kurani andaj secili prej jush le të agjëroj. Qëllimi i agjërimit është individi, familja e shoqëria dhe bërje e individit më të përgjegjshëm”, ka shtuar tutje ai.
“Edhe në këtë vit muaji Ramazan na gjen me përballje me Covid-19 dhe përgëzoj të gjithë ata që ishin në vijën e parë. Zoti ju ruajt nga prekja e këtij virusi. Ju ftoj që të respektoni masat dhe ta tejkalojmë këtë sfidë të kohës”, ka përfunduar Tërnava./KosovaPost/