Terroristët e ISIS-it pranojnë bashkëpunimin me regjimin e Asadit

Terroristët e ISIS-it pranojnë bashkëpunimin me regjimin e Asadit

Pjesëtarët e organizatës terroriste ISIS, të cilët ushtria opozitare i kapi gjatë tentimit për të hyrë në “zonën jokonfliktuale” në Idlib, gjatë marrjes në pyetje pranuan se janë nisur për bashkëpunim me regjimin e Asadit.

Terroristët e ISIS-it gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se gjatë nisjes nga Hama drejt Idlibit forcat e regjimit dhe avionët rusë kanë qëlluar forcat opozitare, ku ISIS-i nuk ka qenë në objektivin e tyre.

Ushtarët opozitarë fshehin informacionet se ku momentalisht gjenden terroristët, për shkak të mundësisë që Asadi mund të kryejë sulme mbi lokacionin.

Ekipe të AA-së arritën të regjistrojnë transportimin e një grupi të terroristëve të kapur.

Ushtria opozitare siriane dje kapi së paku 400 terroristë të ISIS-it, gjatë përleshjeve me pjesëtarët e kësaj organizate të cilët përmes korridorit që ua hapi regjimi i Asadit synonin të hyjnë në “zonën jokonfliktuale” në Idlib, raporton aa.

Regjimi i Asadit dhe terroristët e ISIS-it tashmë një kohë të gjatë zbatojnë bashkëpunim taktik kundër opozitës në “zonën jokonfliktuale” të luftimeve në Idlib.

Regjimi në tetor të vitit 2017 hapi rrugën terroristëve të ISIS-it përmes Hunayfia, në lindje të Hama, për të arritur deri te rajoni në këtë qytet që është nën kontroll të opozitës.

ISIS-i dhe regjimi i Asadit, në koordinim dhe falë mbështetjes së Rusisë nga ajri, realizuan përparim të konsiderueshëm kundër grupeve opozitare. /KosovaPost/.

You may also like

Shpend Ahmeti bën thirrje të ndalen aventurat e Thaçit

Kreu i PSD-së dhe i Prishtinës Shpend Ahmeti