“Në Tetovë, kryetarja aktuale Teuta Arifi nga BDI ka një avantazh sepse Bilal Kasami dhe Besës i duhen definitivisht votat e Aleancës dhe VMRO-DPMNE për të fituar, thotë analisti politik Faton Aliti.
Sipas tij, Kasami nuk mund të shpresojë për votat e PDSH –së, sepse lideri i partisë Meduh Thaçi deklaroi qartë para zgjedhjeve:
“Sa të jem gjallë Bilal Kasami nuk do të jetë në gjendje të bëhet kryetar i Tetovës.”
Kasami nuk mund të shpresojë shumë për votat e VMRO-DPMNE sepse ai vetë tha se bashkëpunimi me çdo parti tjetër, përveç VMRO është i mundur dhe në këtë deklaratë ai i kujtoi Hristijan Mickovski më 17 tetor. Rezultati në Qytetin e Shkupit, ku BDI ka 26,300 vota ndërsa BESA 2300, mendoj se forcon mbështetjen e LSDM -së për kandidatët e BDI -së kudo dhe rrjedhimisht Teuta Arifi ka përparësinë për të fituar në raundin e dytë, analizon Aliti”.