Teuta Krasniqi kujton terrorin e luftës në Bllacë: Babai më kishte dhënë 10 markat e fundit të tij me një numër telefoni

Lexo Edhe:

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi ka bërë një rrëfim shumë interesant në emisionin “Prive”.

Teksa ka treguar pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, Teuta ka veçuar një ndër to periudhën e luftës dhe largimin nga Kosova.

Ajo kujton se kishte qenë bashkë me babanë e saj, Milazimin, nënën dhe motrën e saj, Bubulinën, në Bllacë, ku kishin hasur në një person që nga përzierja e turmës kishte humbur vajzën e tij dhe nuk po e gjente.

Foto: Teuta Krasniqi/Instagram

Duke qenë se Teuta ishte fëmija i madh në familje, ajo tha se babai e ngarkoi atë me një detyrë shumë të rëndësishme duke i dhënë paratë e fundit që kishte, në të cilat ishte i shkruar një numër telefoni – e që ishte numri i destinacionit ku ata do të shkonin.

“Ka qenë një moment shumë i vështirë kur një baba e kërkoi vajzën e tij e cila i humbi diku në turmë edhe që nganjëherë ende vazhdoj ta dëgjoj zërin e tij duke e thirrë çikën e vet me emrin Arta. Pas asaj situate, babai më afroi afër vetes dhe i nxori 10 marka të vetmet që i ka pasur në xhep të paluara deri në katërfish dhe një numër telefoni që ma dha me fjalën që ‘Tuti, ti nuk je më e vogël, je e madhe dhe çkado që ndodh nëse veç ndahemi ,krejt çfarë duhet të bësh është të thërrasësh në këtë numër telefon dhe të mbërrish dis deri në Tetovë dhe këto janë paratë dhe ky është numri”, ka thënë aktorja Krasniqi.

Teuta Krasniqi rrëfen njohjen me Adonisin: Nuk më ngacmoi në fitnes, kjo është arsyeja pse e lash të ushtronte me vajza të tjera

Ajo shtoi se tani që është prind vet e kupton fare mirë se sa e vështirë ka qenë për prindërit e saj në atë kohë që “ta rrisin para kohe” dukee ngarkuar me një detyrë të tillë.

Teuta u shpreh se përgjegjësia e dhënë gjatë asaj periudhe të kobshme, bëri që ajo kurrë të mos “kthehet më në një fëmijë pas asaj kohe”, por të ndjehet si e rritur.

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika