Tha se i ka fobi njerëzit jo të bukur, flet Aurela Hoxha: Këtë e thonë libra të shenjtë

Tha se i ka fobi njerëzit jo të bukur, flet Aurela Hoxha: Këtë e thonë libra të shenjtë

Aurela Hoxha ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi për shkak të deklaratës së saj në “Pop culture”. Aurela u shpreh se që kur ka qenë e vogël i ka pasur fobi njerëzit jo të bukur pasi mendon se pas një fytyre jo të ëmbël nuk fshihet një shpirt i mirë.

“Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë”, tha Aurela.

Pikërisht këtë frazë, modelja e ka nënvizuar në një postim në Instagram dhe ka folur për herë të parë lidhur me këtë temë.

“Pra njerëz të mirë e kam fjalën për këtë lloj ‘bukurie’, atë që nuk e them vetëm unë, por e thonë libra të shenjtë e njerëz që kanë lexuar një herë në jetë dhe dinë ç’do të thotë energji dhe shpirti i bukur. Nuk kam folur as per gjatesi ketu, as buze te trasha, as sy blu”, shkruan Aurela.