Me 25 korrik janë bërë 9 vjet nga ndërhyrja e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri.
Me anë të një postimi në Facebook, Presidenti kujton Aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ku thotë se nëntë vjet më parë përfundimisht siguroi bashkimin territorial të Republikës së Kosovës, shkruan Kosova Post
Thaçi, gjithashtu ka kujtuar edhe Enver Zymerin duke thënë se ai personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë.
Postimi i plotë:
”Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës. Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës”. HTH
Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës. Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës. HTH
Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 25. Juli 2020