Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka reaguar kundrejt kryeministrit Hoti dhe guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, duke i quajtur spektatorë të fajdes, shkruan Kosova Post.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se guverantori i BQK-ës Fehmi Mehmeti dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti në muajin Nëntor 2020 kishin një marrëveshje për shtyerjen e kredive të bizneseve që ishin atakuar nga pandemia.
“BQK e as Avdullah Hoti nuk mund t’a quajnë SUKSES, pasi Bankat inkasuan interesin e tyre për shtyrjen e këtyre borxheve!” ka shkruar Thaçi.
Postimi i plotë:
BQK DHE QEVERIA HOTI –
SPEKTATORË TË FAJDES
Guverantori i BQK-ës Fehmi Mehmeti dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti në muajin Nëntor 2020 kishin një marrëveshje për shtyerjen e kredive të bizneseve që ishin atakuar nga pandemia.
Këtu bëhet fjalë për 77 mijë kërkesa të bizneseve të Kosovës për shtyrjen e kredive, e që bankat komerciale e shfrytëzuan këtë për të rënduar edhe më shumë xhepat tashmë të varfëruar të këtyre bizneseve!
BQK e as Avdullah Hoti nuk mund t’a quajnë SUKSES, pasi Bankat inkasuan interesin e tyre për shtyrjen e këtyre borxheve!
Thjeshtë dhe shkurt:
-Të vetmit ata që përfituan në kohë pandemie janë Bankat, e që BQK e qeveria ishin vetëm spektatorë!