Thaçi i premton popullit: Asnjë pëllëmbë tokë nuk i preket Kosovës nga dialogu Kosovë-Serbi

Thaçi i premton popullit: Asnjë pëllëmbë tokë nuk i preket Kosovës nga dialogu Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës është i bindur se Kosovës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi nuk do ti prekët as edhe një pëllëmbë tokë, raporton Kosova Post.

“Siguroj qytetarët se do të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial dhe çdo gjë që paraqitet ndryshe është vetëm spekulim. Ne si Kosovë nuk e kemi atë komoditet t’i refuzojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropiane për dialogun për fqinjësi të mire”,  tha Thaçi në konferencën për media ku informoi për Samitin e Sofjes.

Thaçi shtoi se për dialogun me Serbinë do të ketë një kordinim të plotë pozitë opozitë për fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

‘Kosova ka traditën e dialogjeve dhe negociatave edhe tani kordinimi do të jetë i ngushtë pozitë-opozitë. Ky proces nuk eshte punë e një individi apo partie, por i gjithë Kosovës. Do jetë proces i vështirë si për mua si përfaqësues i Kosovës ashtu edhe për atë të Serbisë, Vuçiq, por ne nuk mund të mbesim peng i së kuluarës , ne duhet të mendojmë për të sotmën. Kërkohet unitet maksimal dhe ne do t’i shfrytezojmë të gjitha përvojat që kemi. Pa fqinjësi të mirë asnjë vend i rajonit të Ballkanit Perëndimorë nuk ka përspektivë evropiane”, tha presidenti Thaçi me besimin se në një periudhë 9 mujore ky proces do të përmbyllet./Kosova Post/

You may also like

Forcat amerikane kryejnë ‘aksion’ më të madh të vitit në Somali

Të paktën 60 militantë të organizatës Al-Shabaab u