Presidenti i Kosovë Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e Abrisë së Epërme, masakër kjo ku u vranë 23 anëtarë të familjës Deliu, shkruan Kosova Post.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë.
“Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm!”, ka shkruar Thaçi.
Postimi i plotë:
Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm! HTH
Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në…
Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 26. September 2020