Lajmi: Anthony Hopkins thyen rekord botëror…; i para disa muajve, sigurisht që iu ka grishur që të kërkoni më shumë informata rreth filmit në të cilin luan aktori i famshëm britanik. Me gjithë që titulli i lajmit (aspak artistik), vë theksin tek mosha e aktorit, pra diçka e parëndësishme për natyrën e këtij profesioni, ju është mirë të gjeni kohë e ta shihni atë…
“The Father” i takon zhanrit dramë dhe është realizuar në vitin 2020. Florian Zeller dhe Christopher Hampton janë autorë të skenarit, ndërsa i pari mbanë “përgjegjësi” edhe për regjinë. Përndryshe skenari është mbështetur në veprën e Zeller: Le Père, e vitit 2012.
Projekti është një bashkëprodhim francezo-britanik, ku përkrah Anthony Hopkinsit luajnë: Olivia Colman, Mark Gatiss, Imogen Poots, Rufus Sewell dhe Olivia Williams.
“The Father” (babai), pati premierën e tij botërore në Festivalin e Filmit Sundance në 27 Janar 2020 dhe u dha në Francë më 26 maj 2021 nga UGC Distribution. Më pas edhe në Mbretërinë e Bashkuar më 11 Qershor 2021 nga Lionsgate.
Për rrjedhojë filmi është vlerësuar lart nga kritikët, të cilët veçuan interpretimet e Hopkins dhe Colman. Pasoi një varg vlerësimesh, e çmimesh të panumërta nëpër festivale të ndryshme, për të kulmuar me oskar-in e fituar nga vetë Hopkins, për rolin e tij të babait.
Subjekti:
Një baba i shtyrë në moshë, lufton me sëmundjen e pleqërisë: demencën, e cila bëhet shkaktare që t’i ngatërrohen gjërat. E bija, e luajtur nga Olivia Colman, detyrohet ta marr nënë përkujdesje, duke e zhvendosur nga banesa e tij. Pikërisht në këtë kohë, fillon t’i ngatërrojë gjërat. Harresa e plakut bënë që përkujdesja ndaj tij të shndërrohet në një mision të pamundur.
Kur babai fillon të mos e njoh më bijën e saj, e madje as veten, kjo e fundit detyrohet ta dërgojë në një azil pleqsh.
Çastet dramatike prekin amplitudat emocionale më të larta, në fund të filmit, kur plaku fillon ta thërras nënën e tij të vdekur, që të vijë e ta marr./I.T/KosovaPost/