Pos Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë i propozuar nga opozita, është themeluar edhe ai i VV-së që synon të hetojë keqpërdorimet me rrymë që nga viti 2006, shkruan KosovaPost.
“Ky komision hetimor synon t’i hetojë keqpërdorimet në energjinë elektrike prej vitit 2006 kur Kosova është bërë pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Prej këtij viti një mori iniciativash janë zhvilluar në këtë sektor. Prej shthurjes së KEK-ut deri te themelimi i KOST-it. Planifikimet për strategjinë për të ardhmen e sektorit të energjisë. Projektet gjeneruese. Strukturimi i brendshëm i energjisë dhe zbatimi i standardeve që burojnë nga ai Traktat”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Njoftimi i plotë:
Formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë 2006-2022
Ky komision hetimor synon t’i hetojë keqpërdorimet në energjinë elektrike prej vitit 2006 kur Kosova është bërë pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Prej këtij viti një mori iniciativash janë zhvilluar në këtë sektor. Prej shthurjes së KEK-ut deri te themelimi i KOST-it. Planifikimet për strategjinë për të ardhmen e sektorit të energjisë. Projektet gjeneruese. Strukturimi i brendshëm i energjisë dhe zbatimi i standardeve që burojnë nga ai Traktat.