Një person është therur me thikë në Prishtinë pas një mosmarrëveshje. Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës