Mbrëmë rreth orës 22:30 te shkolla fillore ‘Elena Gjika’ ka ndodhur një sulm me thikë, ku është therur një 30-vjeçar
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) e ka therur viktimën me thikë në pjesën e pasme të krahut, teksa ai po qëndronte i ulur në një lokal përballë shkollës.
Si pasojë, 30-vjeçarit i janë shkaktuar lëndime për të cilat iu desh të kërkonte ndihmë mjekësore.
Sinjali mëson se ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të marrë tretman mjekësor dhe si pasojë e kësaj rasti është raportuar me vonesë në Polici.