Gjatë takimit me demokratët në Lushje ku ishte bashkë me kandidatin për kryetar bashkie Indrit Sefa, kryedemokrati Lulzim Basha ka ndërprerë në mes fjalën teksa në xhami filloi të thirrej ezani.
Më pas e ka filluar fjalën e tij duke lexuar një sure e cila thotë: “Teksa errësira shtrihet anë e mbanë prapë zoti yt nuk të ka braktisur e harruar”.
“Sot e kam për kënaqësi dhe privilegj të ndodhem në mesin tuaj dhe t’u them se ndonëse shpesh kam dëgjuar avokatinë e Indrit Sefës, apo e kam lexuar në faqet e shtypit ku luftonte kundër padrejtësive e shtypjes, nga regjimi banditesk i Edi Ramës apo kur ka marrë raportet e fitoreve të tij të suksesshme. Zgjedhja e një njeriu jo vetëm me një fytyrë njerëzore por me një moral dhe botëkuptim të ri është avantazh për PD. Një nga arsyet kryesore pse kemi mbetur këtu është modeli i korrupsionit dhe korrupsioni buron nga një fytyrë çnjerëzore e politikës.
(lë fjalën në mes teksa thirret ezani). Në momente të tilla zoti jo vetëm që s’na ka braktisur dhe as na ka harruar. Por përkundrazi edhe tani siç e thotë një nga suret e mia të preferuara teksa errësira shtrihet anë e mbanë prapë zoti yt nuk të ka braktisur e harruar dhe do jetë bujar me durimin tuaj o lushnjarë me durimin e shqiptarëve sa kohë që ne ndjekim rrugën e zotit të së drejtës të vlerave dhe virtyteve. Ne e dimë mirë çfarë ka ndodhur në këtë dekadë që Lushnja ka rënë në kthetrat e korrupsionit”, tha Basha.