Këtë të premte radhë të gjata pritjesh janë krijuar në pikën kufitare Vaalimaa në Virolahti të Finlandës pranë kufirit me Rusinë.
Më herët ka pasë raportime se autoritetet finlandeze kanë vërejtur një rritje të trafikut nga Rusia, shkruan Skynews, transmeton kk.
Krejt kjo vjen pasi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të mërkurën deklaroi se 300,000 trupa shtesë do të thirren për luftë.
Autoritetet ruse kanë thënë sot se punëtorët në disa sektorë do të përjashtohen nga kjo thirrje në një përpjekje për të “siguruar punën e industrive specifike të teknologjisë së lartë, si dhe të sistemit financiar të Rusisë”.
Nga kjo thirrje përjashtohen punonjësit e IT-së, të telekomunikacionit, ata të financave, si dhe punonjësit medialë.
Kremlini, në përgjigje të lajmeve për largimin e rusëve nga vendi, ka thënë se këto janë lajme “të ekzagjeruara”.