Përmes një kumtese në faqen e tyre në rrejtin social Facebook, tifo-grupi i Kombëtares së Shqipërisë, ‘Tifozat Kuq e Zi’, e kanë denoncuar Policinë e shtetit shqiptar, për ushtrim të trysnisë dhe dhunës psikologjike ndaj përfaqësuesve të kësaj tifozërije, transmeton Kosova Post.
Sipas kuqezinjëve, e tërë kjo po ndodhë si formë presioni, që tifozët të heqin dorë nga kampanja e tyre për bojkotimin e këngëtarit serb në Festivalin e Birrës në Korçë.
Ky është postimi i tifozave:
‘Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.
Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.
Nuk na frikësoni!
Nuk zbrapsemi!
Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme.”
Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!/KosovaPost<