Strakosha bëri një gabim duke shënuar autogol në ndeshjen e Europa League ndaj Galatasaray, duke i shkaktuar humbjen Lazios.
Por tifozët e Lazios e kanë mbështetur portierin shqiptar, duke shpalosur një pankartë fantastike në përkrahje të Strakoshës.
“Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe bëj pritje. Forca Strakosha”, shkruhej në pankartën e tifozëve të Lazios.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjeva duke hyrë në fushë mes duartrokitjeve plot dashuri dhe më pas te banderola që kishte emrin tim.
“U përpoqa t’i mbaja lotët, por nuk munda. E vetmja gjë që mund të them është që i falënderoj shumë tifozët e Lazios për dashurinë dhe mbështetjen”.