Tifozët e Manchester United vunë re se Bruno Fernandes nuk mund ta fshihte tërbimin e tij pasi u la në stol nga trajneri kujdestar Michael Carrick të martën mbrëma.
“Djajtë e Kuq” fituan 2-0 ndaj Villarrealit për të siguruar kualifikimin në 1/16 e Ligës së Kampionëve falë golave te Cristiano Ronaldo dhe Jadon Sancho.
Tre pikët në Evropë ishin një nxitje shumë e nevojshme pas një serie prej një fitoreje në shtatë ndeshje në Premier League, e fundit një mposhtje 4-1 ndaj Ëatford, që çuan edhe në shkarkimin e Solkskjaer.
Trajneri i ekipit të parë, Carrick, është vendosur në detyrë të përkohshme pasi klubi kërkonte një trajner të ri dhe veprimi i tij i parë ishte të bënte ndryshime përpara ndeshjes vendimtare të United me Villarrealin dhe ajo që u vu re më së shumti ishte mos aktivizmi i Fernandes.
Por një tifoz vuri në dukje: “Bruno dukej sikur po tërbohej nga brenda gjatë gjithë ndeshjes për disa arsye“, ndërsa të tjerët u përgjigjën duke thënë se Fernandes “nuk e tregoi mirë të rrinte në stol” dhe “nuk i pëlqen të lihej jashtë“.
Portugezi u fut në lojë në minutën e 66 ku u zëvendësua me Van de Beek dhe bëri një paraqitje shumë të mirë.
Një tifoz tjetër i United shkroi: “Ai as nuk i festoi golat siç bën zakonisht“, ndërsa një tjetër me shaka spekuloi se ndoshta zemërimi i tij i dukshëm ishte keqinterpretuar dhe në fakt ishte i trishtuar për shkak të largimit të Solskjaer, duke pretenduar: “Unë mendoj se i mungon Solskjaer”./abcnews.al