Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në futbollin slloven, te skuadra e Olimpija Ljubljana.
Krerët e klubit kanë vendosur të prezantojnë trajnerin e ri, Albert Riera, i cili në kohën si lojtar luante me fanellën e Liverpool.
Riera ishte duke u prezantuar në konferencë për shtyp, kur disa tifozë ultras u futen të maskuar dhe e ndërprenë ceremoninë.
Bëhet e ditur se tifozët nuk kanë diçka personale me spanjollin Riera, por janë kundër vendimit për të shkarkuar Robert Prosineckin.
Klubi megjithatë nuk do të tërhiqet nga vendimi për këtë ndryshim dhe Riera do të marrë drejtimin e klubit.
Sa i përket punës si trajner, Riera më herët ishte ndihmës trajner te skuadra e Galatasaray.