TIKA mbledh intelektualet e Ballkanit

TIKA mbledh intelektualet e Ballkanit

Mehmet Kalisi

TIKA MBLEDH INTELEKTUALET E BALLKANIT

Të përfitosh nga organizimet e mira

Më 30-31 maj në Ankara, kryeqytetin e Republikës së Turqisë, u zhvillua Takimi i Dytë Ballkanik, me temë: HISTORIA,KULTURA dhe IDENTITETI. Disa javë para kësaj date, zyra e TIKA-së në Prishtinë kishte bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke filluar nga përzgjedhja e mysafirëve dhe njoftimi i tyre për çdo detaj paraprak. Nisja e jonë u bë me dt., 29 nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë për në Stamboll, për të vazhduar më pas nga Stambolli në Ankara. Stafi i TIKA-së, ashtu siç edhe na kishin informuar paraprakisht zyra e TIKA-së në Prishtinë ishin duke na pritur në airoportin e Anakrasë, për të vazhduar më pas me akomodimin tonë në hotel.

Ky takim u organizua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA, në partneritet me Institutin për Mendim Strategjik. Pata nderin dhe knaqësinë të jem në mesin e atyre të cilët shijuan trajtimin e privilegjuar në këtë event. Kjo ishte një mundësi unike për të qenë bashkë me një numër shumë të madh të personaliteteve, nga të gjitha vendet e Ballkanit, të cilët vinin nga fusha të ndryshme të jetës publike, siç ishin Kryetar të Bashkësive Islame, ministra e deputet, profesor universitar e hulumtues, gazetar dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pritja nga ana e nikoqirit, në këtë rast e TIKA s, ishte shumë mirë e organizuar, e menduar mirë në secilin detaj dhe pa asnjë vërejtje. Thënë ndryshe, ashtu siç u nisëm me ndjenjën e mirë të organizimit, me të njëjtat përshtypje edhe u kthyem.

E kaluara kulturore si kontribuuese për të ardhmen e vendeve të Ballkanit

Ky takimi u përqëndrua tek trashëgimia e përbashkëtë ndërmjet Turqisë dhe vendeve të Ballkanit, të cilat kan pasur një të kaluar shumëvjeçare së bashku, dhe e cila ka ndikuar mjaftueshëm në krijimin e identiteve dhe kulturave të përafërta. Këti organizimi ishin dedikuar tri sesione shkencore, duke filluar me temën për, Thyerjet Themelore në Historinë e Ballkanit, duke vazhduar me Kontiunitetin e Multikulturalizmit në Ballkan, dhe në fund duke e përmbyllur me Identitetet Natyrale dhe Fiktive në Ballkan.

Ishte shumë mbresëlënse fakti të mbledhësh një grup të madh të hulumtuesve të njohur ndërkombtarisht nga fusha të ndryshme, por të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Pjesmarrësit në takim theksuan rolin pozitiv të cilin ka pasur Perandoria Osmane gjatë prezencës së saj në Ballkan , duke krijuar një ambient të sigurtë për të gjithë popujt pa dallim feje apo etnie. Prezantimet ishin shumë me më vlerë se sa orë të pafundme leximi, ata provokuan dhe ngacmuan mjaftueshëm mendimin . Mbeta me përshtypjen se gjatë këtyre dy ditëve është bërë histori, për shkak të gjerësisë dhe thellësisë së kësaj konference dhe produktit intelektual të gjeneruar nga ajo.

Pjesmarrësit gjithashtu shprehën shqetësime rreth zhvillimeve të fundit në arenën ndërkombëtare, në veçanti krizën në lindjen e mesme, por ata potencuan rolin pozitiv të Turqisë e cila sponsorizon një axhendë pozitive, dhe cila e sheh dialogun dhe mirëkuptimin si një instrument pa alternativë për zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve.

Dita e dytë e takimit ishte paraparë të jetë workshop, duke i lënë hapsirë dhe kohë të mjaftueshme të gjithë pjesmarrësvë, për të shprehur idetë dhe pikpamjet e tyre rreth temës.

Tri synimet e Turqisë në Ballkan

Pa fije dyshimi se nga përfitimet e këtij organizimi ishte edhe ligjërata e z.Ibrahim Kalin, zëdhënës i Presidencës së Turqisë i cili në fjalimin e tij tregoi, se “ Çfarë kërkon Turqia në Ballkan “,ai fillimisht u ndal tek ajo se Turqia ka një përgjigje të mirë për ata të cilët po e marrin me panik ndikimin turk në Ballkan .

“Qëllimi i Turqisë në Ballkan nuk është për të përhapur ndikim, por për të siguruar stabilitetin politik, nxisin zhvillimin ekonomik dhe mbështesin aktivitete kulturore dhe arsimore”. Gjithashtu ai bëri të ditur se Turqia ka qindra projekte për rajonin e Ballkanit. Ai gjatë fjalimit të tij vuri në dukje se ,” Turqia nuk vlerëson si kontradiktore zhvillimin e marrëdhënieve me Sërbinë nga njëra anë dhe me Bosnjë Hercegovinën në anën tjetër”. Më pas ai foli edhe për përpjekjet e Turqisë për njohjen e pavarsisë së Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar, të cilin e sheh si një kontribut të veçantë në përpjekjet paqësore në rajon. Ai më tej konfirmoj angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë që i jep procesit të anëtarsimit në NATO dhe BE të vendeve të Ballkanit. Në fund të fjalimit të tij ai zbuloi tre vizionet turke për Ballkanin .Sipas tij “Qëllimi i Turqisë në Ballkan nuk është të kërkojë ndikim, por të sigurojë stabilitetin politik të ra, të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të mbështesë aktivitetet kulturore dhe arsimore, Ashtu si një Turqi e fortë është e mirë për Ballkanin edhe një Ballkan i qëndrueshëm dhe i begatë është i mirë për Turqinë dhe botën”.

E përmbylli këtë shkrim duke falënderuar edhe një herë, popullin dhe qeverinë turke në veçanti TIKA-në, për angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm, për ta bërë Ballkanin më të sigurtë dhe më të zhvilluar.

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra