Dëshmitarja Time Kadrijaj në dëshminë e saj në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka thënë që e ka njohur një person me nofkën “Ujku”.
Avokati Jean-Louis Gilissen e ka pyetur Kadrijajn nëse gjatë viteve 1998-1999 kishte dëgjuar për Pjetër Shalën, mirëpo përgjigja e saj nuk u dëgjua, raporton Betimi për Drejtësi.
Më pas Gilissen tha se pyetjet për Kadrijajn nga mbrojtja e Pjetër Shalës kanë përfunduar.
Sidoqoftë, asaj pyetje do t’i parashtrojnë përfaqësuesit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.