Të paktën 8 persona janë raportuar të vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin Java në Indonezi. Tërmeti me magnitudë 5,9 i shkallës rihter ka dëmtuar më shumë se një mijë ndërtesa.
Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se edhe 150 objekte publike kanë pësuar dëmtime.
Presidenti i Indonezi Joko Widodo u shpreh se banorët duhet të jenë gjithmonë të përgatitur për fatkeqësi të tilla natyrore si tërmetet, duke qenë se ndodhen në “Unazën e Zjarrtë” të Paqësorit.
Javën e kaluar, shteti i Azisë juglindore u godit nga cikloni tropikal “Seroja”, i cili shkaktoi rrëshqitje të mëdha të dherave dhe përmbytje. Më shumë se 170 persona u raportuan të vdekur në provincën lindore Nusa Tenggara.
Në janar, një tërmet me magnitudë 6,2 rihter goditi ishullin Sulawesi duke u marrë jetën më shumë se 100 personave.