Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore, pas aksidentit që ka pësuar ditën e mërkurë, shkruan Kosova Post.
Tolaj ka falënderuar qytetarët për interesimin e shprehur pas aksidentit.
“Duke pas parasysh se nga raportimet e mediave lidhur me një aksident që kemi pësuar mbrëmë, shumë nga ju jeni shqetësuar, u’a bëj me dije se falë Zotit unë jam mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë” ka shkruar Tolaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, kolegë, e familjar.
Duke pas parasysh se nga raportimet e mediave lidhur me një aksident që kemi pësuar mbrëmë, shumë nga ju jeni shqetësuar, u’a bëj me dije se falë Zotit unë jam mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë.
Ndaj si rrjedhojë do të jem në nivel të angazhimeve të përditshme.
Ju falenderoj për interesimin.
Me respekt,
Dr.Arbër Tolaj.