Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tollovisë së krijuar nga qytetarët për t’u vaksinuar te salla “1 Tetori” në Prishtinë.
Abdixhiku, kritikon qeverisjen aktuale për mos angazhim të duhur për procesin e vaksimit, ndërsa situatën e tollovisë nuk e arsyeton aspak.
“Papërgjegjësi! Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën. Një Qeveri e tërë në gjumë!” ka , shkruar Abdixhiku në Facebook.