Familja Dehari në një konferencë për media, ka kërkuar përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu nga rasti i vdekjes së Astrit Deharit.
Sipas avokatit të familjes, Tom Gashi prokurori ka neglizhuar provat lidhur me zbardhjen e rastit. Ai gjatë konferencës shpalosi fotografi të cilat pretendon se janë nga G0DlTJET në ballë që kishte marrë Astrit Dehari.
Lidhur me këto fotografi Gashi kishte njoftuar edhe dje gjate ditës, ku kishte kërkuar sqarime nga ekspertet e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me pIagët e shkaktuara tek Astrit Dehari në ballë
“Prokurorit të Rastit i janë bërë dhjetëra kërkesa në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë dhe njëra prej tyre është që të kërkojë sqarime nga ekspertet e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me pIagët e shkaktuara tek Astrit Dehari në ballë e që janë në forma sferike-rrumbullakëta dhe që kanë largësi e diametër të njëjtë dhe sipas te gjitha rrethanave janë shkaktuar me goditje me boks të hekurit”, ka shkruar ai.