Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kamberi: Vetëm ShBA mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën

    32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës

    Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

    Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

    Varianti i ri i Covid, më shumë raste të reja në Evropë

    Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Abazoviq i falënderon në shqip Kurtin, Osmanin e Ramën

    Abazoviq mban takim me partitë pro-serbe gjatë pauzës së mocionit

    Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

    Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

    Twitter rikthen llogaritë e politikanëve në Serbi

    Ish-Ambasadori Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

    Ish-Ambasadori Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

    Pejani e bën gruan për spital

    Prizren, një muaj paraburgim për dhunë ndaj gruas

    Ambasadori amerikan Hovenier falënderon atasheun e Mbrojtjes së SHBA-së

    Ambasadori amerikan Hovenier falënderon atasheun e Mbrojtjes së SHBA-së

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Prejardhja e emrit Shqiptar!!! A e dinit se nga vjen emri ynë?

    Prejardhja e emrit Shqiptar!!! A e dinit se nga vjen emri ynë?

    Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, – kujton Geraldina

    Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, – kujton Geraldina

    Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës?

    Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës?

    Hoxha Hasan Tahsin, patriot për mbrojtjen e trojeve shqiptare

    Hoxha Hasan Tahsin, patriot për mbrojtjen e trojeve shqiptare

    Pas gjysmëshekulli, Akademia i kërkon falje për fjalimin e saj aktores indiane që e refuzoi Oscarin në emër të Marlon Brandos

    Pas gjysmëshekulli, Akademia i kërkon falje për fjalimin e saj aktores indiane që e refuzoi Oscarin në emër të Marlon Brandos

    Nafta në Shqipëri më e shtrenjta në Evropë sipas fuqisë blerëse

    Bie çmimi i karburanteve në tregun ndërkombëtar – nafta më e lirë prej kohës kur Rusia pushtoi Ukrainën

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

    Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

    Historia e panjohur e rusit të bardhë, Bespallov, që vuajti 7 vjet në Spaç: Kadri Hazbiu s’ia fali kurrë…

    Historia e panjohur e rusit të bardhë, Bespallov, që vuajti 7 vjet në Spaç: Kadri Hazbiu s’ia fali kurrë…

    Idetë komuniste ekzistonin shumë kohë para Marksit

    Idetë komuniste ekzistonin shumë kohë para Marksit

    Sot ” E zeza në të bardhën” shpalos planin, Abazoviq për kryeministër

    Malazezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare

    Në Bursën e poçarëve

    Në Bursën e poçarëve

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kryesore

Tomas Szunyog: S’ka asnjë marrëveshje në dialog që pengon vendosjen e policisë në veri, por koordinimi është traditë

8 Dhjetor, 2021 09:39
në Kryesore, Lajme
Tomas Szunyog: S’ka asnjë marrëveshje në dialog që pengon vendosjen e policisë në veri, por koordinimi është traditë
Share on FacebookShare on Twitter

Për shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, Kosova ka shënuar njëfarë progresi në një mori fushash.

Dhe këtë ai thekson se e thotë edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian.

“Kosova ka bërë përparim apo njëfarë përparimi: lufta kundër terrorizmit, ekonomia e tregut ose reformat strukturore; digjitalizimi i ekonomisë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, investimet në burimet e ripërtëritshme, doganat, taksat, politikat e ndërmarrjeve dhe ato industriale”, përmend ai fushat ku ka pasur ecje.

Lexo Edhe:

REL: Edhe Scholz e Macron po angazhohen për gjetjen e një zgjidhje, i kanë kontaktuar Kurtin e Vuçiqin

Qeveria: Kurti theksoi që marrëveshja të jetë ligjërisht e obligueshme, me njohjen reciproke në qendër

Fuqia e Kosovës përbaIIë armiqve: 14 mijë pjesëtarë të armatosur dhe mbi 53 mijë veteranë

“Progresi i kufizuar megjithatë është progres”.

Szunyog për KlanKosova duke përmendur fushat ku nuk ka pasur përparim ka theksuar se raporti i fundit duhet të shihet si mundësi për veprime konkrete në periudhën pasuese njëvjeçare.

“Shpresojmë se vitin në vijim do të ketë më tepër vendime konkrete. Është me rëndësi të shikohet raporti si një grumbull rekomandimesh për hapa të mëtejmë – një udhërrëfyes për veprime. Puna për raportin e ardhshëm nis që tani. Kosova mund të bëjë më mirë: qytetarët e meritojnë më mire”.

Ai në disa përgjigje ka folur edhe për zhvillimet e muajve më parë në veri të Kosovës, duke potencuar se asnjë marrëveshje dialogu s’ia ndalon Policisë së Kosovës vendosjen kudo në territorin shtetëror.

Megjithatë për pjesën veriore thotë se ka njëfarë tradite njoftimi.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog që pengon vendosjen e njësive speciale policore nga jugu në veri, por që është një praktikë e zakonshme koordinimi i ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare si dhe njoftimi paraprak i KFOR-it”.

INTERVISTA:

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, është theksuar se është bërë “pak progres” në disa fusha. A janë pritjet që Kosova mund të bëjë më shumë, apo edhe qeveria e re sipas juve ka ngecur ta bëjë atë përparim?

Tomas Szunyog: Së pari dua të shpjegoj se çfarë është raporti. Ai ofron një pasqyrë objektive për progresin drejt Bashkimit Evropian dhe përcakton rekomandimet për të ardhmen. Me fjalë të tjera: vlerëson se si Kosova është e përgatitur për anëtarësim për t’u bashkuar në BE, duke parë shumë çështje: rendin dhe ligjin, reformat në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siguria, të drejtat themelore, reforma e administratës publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca.

Përgjithësisht për shkak të ndryshimit të kontekstit politik dhe fokusin mbi pandeminë e COVID-19, raporti vë në dukje përparimin e kufizuar në reformat lidhur me BE-në. Në pjesën më të madhe të periudhës raportuese, aktivitetet legjislative ishin të kufizuara, duke përfshirë përpjekjet për reforma. Sidoqoftë, progresi i kufizuar megjithatë është progres. Më lejoni të sqaroj se progresi që ne matim mund të rezultojë me kthim mbrapa, jo përparim, përparim i kufizuar, njëfarë progresi, progres i mirë dhe përparim shumë të mirë. Në disa nga fushat, Kosova ka bërë përparim apo njëfarë përparimi: lufta kundër terrorizmit, ekonomia e tregut ose reformat strukturore; digjitalizimi i ekonomisë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, investimet në burimet e ripërtëritshme, doganat, taksat, politikat e ndërmarrjeve edhe ato industriale. Në fusha të tjera, është bërë përparim i kufizuar apo s’është bërë fare: lufta kundër krimit dhe korrupsionit, kapacitetet për të përballuar presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut, reforma në administratë publike, cilësia e arsimit, zhvendosja drejt prodhimit të energjisë së gjelbër dhe më të sigurt.

Raporti vlerëson progresin e bërë; ai gjithashtu e bën të qartë se nuk ka rrugë të shkurta drejt BE-së  – reformat duhet të zbatohen në mënyrë efektive për të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët.

Është me rëndësi për të theksuar që ne matim progresin në terma të vendimeve të marra, legjislacionit të miratuar, masave të zbatuara dhe strukturat në fuqi. Raporti fokusohet në fakte, jo në qëllime. Më lejoni që të theksoj se është një dokument i publikuar një herë në vit dhe ajo që ka rëndësi është sesi në bashkërisht punojmë për t’i kthyer rekomandimet në realitet.

Raporti i këtij viti ofron një kuptim shumë të mirë se ku qëndron Kosova dhe jep udhëzime konkrete për 12 muajt në vijim. Qeveria, në mandatin e saj të tanishëm, ka një shumicë të fortë parlamentare dhe duke qenë kështu, një bazë të fortë për më tepër reforma drejt BE-së. Ajo po ashtu ka treguar angazhimin dhe motivin për të bërë përparim. Shpresojmë se viti në vijim do të ketë më tepër vendime konkrete. Është me rëndësi të shikohet raporti si një grumbull rekomandimesh për hapa të mëtejmë –  një udhërrëfyes për veprime. Puna për raportin e ardhshëm nis që tani. Kosova mund të bëjë më mirë: qytetarët e meritojnë më mirë.

Kosova është i vetmi vend në Evropë që qytetarët e saj nuk lëvizin pa viza derisa kriteret për këtë çështje janë plotësuar prej vitesh. Pse duhet që siç thuhet “problemet e brendshme të BE-së” të peshojnë mbi kurrizin e një kombi prej 1.8 milion banorëve?

Tomas Szunyog: Jam shumë i vetëdijshëm mbi rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe vërtet e kuptoj frustrimin rreth faktit që qytetarët e Kosovës mbesin të vetmit në Ballkanin Perëndimor që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen. Në këtë kuptim, Komisioni Evropian mban vlerësimin e bërë në korrik 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizim vizash. Parlamenti Evropian ka rikonfirmuar mbështetjen  për propozimet e bëra nga komisioni për t’i liberalizuar vizat në shumë raste, për së fundi herë në raportin e vet për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor që I bën thirrje Këshillit Evropian për të miratuar liberalizimin e regjimit të vizave me Kosovën pa vonesa të mëtejme.

Propozimi po mbahet pezull në Këshill. Komisioni dhe Zyra e BE-së këtu në Prishtinë vazhdon shkëmbimet me vendet anëtare të BE-së në këtë çështje. Kosova mundet dhe duhet që edhe më tej të përforcojë përpjekjet duke u angazhuar gjithashtu në një dialog me shtetet anëtare dhe të kërkojë mbështetjen e tyre në mënyrë dypalëshe, si dhe të jetë e gatshme që të adresojë çdo shqetësim në lidhje me liberalizimin e vizave me të cilat mund të përballen ende disa shtete anëtare.

Aksioni kundër korrupsionit në veri të vendit dhe po ashtu vendosja e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targa, është bërë temë si në BE, por edhe SHBA. Nëse BE thërret Kosovën për sundim të ligjit, atëherë pse shihen me kritikë e skepticizëm aksionet në veri të vendit?

Tomas Szunyog: Ne mirëpresim dhe mbështesim përkushtimin e Kosovës për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ritheksojmë se dhuna ndaj civileve, gazetarëve, policëve dhe autoriteteve të tjera është e papranueshme. Në të njëjtën kohë, ne theksojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE, i cili është mekanizmi kyç për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe inkurajojmë të dy palët që t’i shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin.

Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog që pengon vendosjen e njësive speciale policore nga jugu në veri, por që është një praktikë e zakonshme koordinimi i ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare si dhe njoftimi paraprak i KFOR-it. Në këtë kuptim, EULEX dhe KFOR janë përgjegjësit e dytë të sigurisë, respektivisht të tretë.

Vetëm përmes dialogut mund të adresohen të gjitha çështjet e hapura në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë punën drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizim.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) duhet të marrë leje për të dalë në pjesën veriore të vendit. A është absurde në syrin tuaj që një ushtri të marrë leje për të shkelë në një pjesë të territorit të shtetit të saj dhe kur besoni se duhet të marrë fund kjo?

Tomas Szunyog: Shkëmbimi i letrave në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së kërkon pëlqimin paraprak të KFOR-it për çdo mision të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës. BE nuk mund të komentojë rreth marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n.

Janë pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Sa është duke punuar BE që t’i bindë këto shtete që ta njohin Kosovën?

Tomas Szunyog: Bashkimi Evropian nuk mund të komentojë për çështjen e njohjes e cila është kompetencë ekskluzive e vendeve anëtare. Mund të ju siguroj se si BE, në mbesim plotësisht të përkushtuar për ta mbështetur Kosovën për të përparuar dhe për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe paqësore./KlanKosova.tv/

Etiketat: bashkimi evropiankosovaPolicia e KosovësTomas SzunyogVeriu
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Kamberi: Vetëm ShBA mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën

32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës

19 Gusht, 2022
Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

19 Gusht, 2022
Varianti i ri i Covid, më shumë raste të reja në Evropë

Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

19 Gusht, 2022
Abazoviq i falënderon në shqip Kurtin, Osmanin e Ramën

Abazoviq mban takim me partitë pro-serbe gjatë pauzës së mocionit

19 Gusht, 2022
Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

19 Gusht, 2022

Tjera nga rubrika

Shi e rrufe, moti për dy ditët e ardhshme

Moti sot, i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu

07:56

Ministrja Haxhiu takon drejtuesit e shoqatës për krime lufte në Gjakovë

Ministrja Haxhiu takon drejtuesit e shoqatës për krime lufte në Gjakovë

19:48

A do t’i hynte Beogradi vërtet rrezikut të përballej sërish me NATO-n?

A do t’i hynte Beogradi vërtet rrezikut të përballej sërish me NATO-n?

08:29

Mike Tyson do të luftojë për titull në WBA?

Tysoni i tregon Joshuas si mund ta mposht Usykun

18:54

Norvegjia do ta furnizojë me gaz Gjermaninë

Norvegjia do ta furnizojë me gaz Gjermaninë

20:33

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.