Avokati Tomë Gashi nuk ka arritur që të dëshmojë sot në seancën gjyqësore ndaj përfaqësuesëve të OVL-së, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit në Gjykatën Speciale në Hagë, e gjithë kjo për shkaqe shëndetësore, pasi që avokati Tomë Gashi është infektuar me Covid 19, transmeton Kosova Post.
Lamin e ka konfirmuar avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman.
“Kemi edhe dëshmitarin e dytë, z.Tomë Gashi. Ai ka dalë pozitiv me Covid dhe për dy javë nuk mund të udhëtojë për shkak të rregulloreve”, ka thënë ai.
Ndryshe tashmë është duke u zhvilluar seanca e radhës ndaj Gucatit dhe Haradinajt në kuadër të Speciales në Hagë.