Avokati Tomë Gashi ka kritikuar takimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, duke ia përmendur gjenocidet që ka kryer Serbia në Kosovë, shkruan Kosova Post.
Gashi ka shkruar në Facebook duke iu drejtuar Ramës se ke harru që Vuçiqi ka qenë ministër i Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë.
Tutje ai ka shkruar se duket që ti ia ka falur Serbisë duke theksuar se ne nuk ia kemi falur.
“Mbahu ti me shokun tende ,shkaun e Serbis qe kan kryer tri gjeonocide ndja Shqiptarve, qe ti duket se ja ke falur por ne JO”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Me pas qen Shqiperia ne lufte me Serbin me 1998 dhe 1999 ti ndryshe kishe fol.
Nuk ti kan vra ty shkiet e Vuqicit femijet ,babe e nane ,vllazen e motra, agja e daj ,se me ti pas vra ndryshe kishe fol.
Nuk kan vra shkiet e Vuqicit ne Shqiperi 🇦🇱mbi 15 mij qytetar civil per nja 3 muaj vetem qe ishin Shqipetar se ndryshe kishe fol.
Nuk i kan vra shkiet e Vuqicit ne Shqiperi 🇦🇱 mbi 1400 femij te moshave nga disa dit deri 7 vjeq vetem qe ishin Shqipetar, se ndryshe kishe fol.
Nuk i kan dhunu shkiet e Vuqicit mbi 20 mij gra gjat luftes vetem qe ishin Shqipetare, se ndryshe kishe fol.
Nuk i kan zhduk ne Shqiperi shkiet e Vuqicit mbi 7000 Shqiptar duke i djeg e hedhur ne liqej ne Serbi , e duke i rivarosur ne kazerma te ushtris e te policis gjenocidiale serbe vetem qe ishin Shqipetar se ndryshe kishe fol.
Nuk i kan ende ne Serbin e Vuqicit mbi 1800 trupa te Shqiptareve te Shqiperis edhe pas 22 vjet te perfundimit te luftes,po jan trupa te Shqiptarve te Kosoves, se ti ndryshe kishe fol.
Nuk e kan ba shkiet e shokut tond Vucicit Shqiperin po e kan ba Kosoven shkrum e hi se ti ndryshe kishe fol.
Ke harru qe Vuqici ka qen minister i Milloshevicit gjat luftes ne Kosove se ti ndryshe kishe fol.
Mbahu ti me shokun tende ,shkaun e Serbis qe kan kryer tri gjeonocide ndja Shqiptarve, qe ti duket se ja ke falur por ne JO.