EULEX-i nuk i ka dorëzuar pajisjet Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat i kishte marrë gjatë një bastisje në zyrat e kësaj organizate më 25 shtator të vitit të kaluar.
Tomë Gashi i cili ishte autorizuar që t’i marrë këto pajisje nga OVL e UÇK-së, tha njëri nga oficerët e EULEX-it në Fushë- Kosovë i ka thënë se nuk janë të përgatitur që sot t’ua dorëzojnë këto pajisje.
“Ne faktikisht para dy ditëve jemi njoftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që ditën e sotme të vijmë të vij unë si përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të ushtruesit të detyrës së kryetarit z.Faton Klinaku”.
“Unë kam ardhur këtu me kërkese të shkruar, por këta kanë vendosur faktikisht që të mos na i japin pajisjet, për të cilat kanë kërkuar gjithsesi që të vijmë sot në orën 10:00. Unë besoj që mosdhënia e pajisjeve edhe pse ishte kërkesë e tyre që ne të vijmë, ne nuk i kërkonim për shkak se ne e dinim se çfarë mund të ketë në ato pajisje”.
“Por, pyetja ishte se çfarë kanë gjetur këta? Ne kërkuam që të na jepnin një raport që të tregonin se çfarë kanë gjetur në ato pajisje që janë marrë dhe janë konfiskuar më 25 shtator të vitit të kaluar, kur fatkeqësisht pa kurrëfar arsye është arrestuar z. Nasim Haradinaj dhe z. Hysni Gucati”.
“Nga oficeri i cili thotë se është përgjegjës i Prokurorisë Speciale në Hagë, këtu i kanë vetëm zyret dhe nuk kanë asnjë llogo dhe as shenja, meqenëse as Prokuroria Speciale dhe as Gjykata e Hagës duket se nuk e njohin shtetin e Kosovës”.
“Unë besoj që ka qenë një fjali të cilën e kemi publikuar ne dje, që thjeshtë të na tregojnë se çfarë kanë gjetur zyrat e OVL UÇK-së.Mirëpo këta na kanë dhënë një sqarim të thjeshtë , sepse na kanë thënë se nuk janë të gatshëm që të na i japin ato e kjo i bie që këta i kanë rënë pishman”./kk