Në qytetin Kırıkkale të Turqisë, xhemati lë para për këpucët e fëmijëve që shkojnë në xhami. Kjo traditë, e cila praktikohet edhe në Bosnje dhe Hercegovinë prej shekujsh, po përpiqet të mbahet e gjallë në rrethin Turqi, transmeton KosovaPost.
Në lagjen Bahşılı të Kırıkkale, kryhen një sërë aktivitetesh në mënyrë që fëmijët që shkojnë në xhami për shkak të Ramazanit të mësohen me xhaminë dhe komunitetin pa u mërzitur.
Fëmijët që shkojnë në xhami hasin një surprizë në dalje. Xhemati lë para në këpucët e fëmijëve. Kjo traditë, e cila praktikohet edhe në Bosnje dhe Hercegovinë prej shekujsh, po përpiqet të mbahet e gjallë në Turq.
Kryetari i Bashkisë së Bahşılı, Recep Zafer Tekin tha: “Ne po përpiqemi të mbajmë të gjallë një traditë të bukur të bërë në Bosnje dhe Hercegovinë edhe në rrethin tonë. Ne lamë para në këpucët e fëmijëve tanë që shkonin në namazin e teravive.”/KosovaPost/.