Një fëmijë 6 vjeçar sot ka rënë në ujërat e lumit Shkumbin dhe është mbytur, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 14:00, kur 6 vjeçari duke luajtur buzë lumit Shkumbin pas shtëpisë ku jeton, ka ra në ujërat e lumit. E ëma e tij shtatzënë ka vërejtur rënien e fëmijës dhe menjëherë është futur në lum, megjithatë nuk ka arritur që të shpëtojë fëmijën e saj.
“Fëmiu me siguri ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumë”, ka deklaruar komandanti i Njësitit të Zjarrëfikësve, Uka Aliti.
Ali më tej sqaroi se e ëma e 6 vjeçarit ishte afër në momentin e ngjarjes dhe se është futur në ujë për ta shpëtuar megjithatë nuk ka arritur për shkak të ujit të shpejtë në lum.
Aliti më tej ka shtuar se edhe banorët e zonës janë munduar që të shpëtojnë fëmijën, mirëpo fatkeqësisht nuk kanë arritur. /SHENJA/