Shkruan: Arian Xhezairi

Meqë sot po rikujtojnë t’gjitha portalet mbarë gjashtë vjetorin e tragjedisë në Restelicë të Dragashit, por që asnja prej tyne s’po e vë theksin ku duhet, atëherë mua përveç se m’bahet obligim, njëherit e kam për nder e privilegj për me shkrue.

Tragjedia nga orteku i borës në Restelicë përpos dhimbjes e trishtimit ka edhe dy anë tjera; ka një mrekulli qe t’mbushë jetë e që quhet Amsera, si dhe ka një heroizem t’pashoq që t’mbushë shpresë ku protagonist është heroi i quajtur Shaban.

Sa për rastesi dhe korrektësi, Amseran e vogël të ngujueme 13m nën borë, e nxori dhe e shpëtoi Shaban Hadzi, jo FSK-ja, as Policia e as KFOR-i. Këtë detaj shumë të randësishëm të një qytetari shembull s’iu parapëlqen ta vënë n’theks individët medial vendor. Jo vetëm aq, por Shaban Hadzi qe organizatori kryesorë atë ditë t’paharrueme.

Unë s’due t’futem n’hipoteza paranoike që “sikur t’ishte prift” ose “sikur t’ishte Shabani ashtu e kështu” atëherë do t’merrte vëmendjen e merituar, por jam më se i sigurt që sikur t’mos ishte hoxhë, me siguri do t’vihej n’spotlight absolutisht më ndryshe.

Për mua, më e pakta që hoxhë Shaban Hadzi do t’duhej të merrte, veçanërisht tani, në vigjilje të dhjetëvjetorit të Republikës sonë, ëdhtë të dekorohej nga Presidenti Thaçi me dekoratën “Qytetar i Merituar i Kosovës”. Kjo përveç që do t’i bënte nder atij, do ta vendoste në spikamë shembullin e Shabanit me vetëflijim e sakrificë në shërbim ndaj qytetarit, ndaj humanitetit. Dhe këtë kërkesë për Presidentin për dekoratë ndaj Shaban Hadzit do t’duhej si obligim ta ndjenim çdonjani nga ne.

Dhe për fund, kur kthehem dhe kujtoj vitin 2017 dhe ato çfarë kanë ngja e nxënë vend në jetën time atë vit, gëzohem e lumturohem shumë nga e vërteta se nuk kalonte asnjë 24 orësh përgjatë gjithë 365 ditëve, që më s’paku dy-tri orët e mia t’mos ishim bashkë me hoxhën Shaban, me këtë njeri shembullor, në cilindo aspekt njerëzor; intelektual, moral e shpirtëror.

Zoti i dhashtë jetë t’gjatë e t’begatë!

Zoti afërsinë që na e dha mua dhe atij, t’na e zgjatë! Amin!

You may also like

Beatrix Ramosaj e tmerruar ndaj veprimit të bërë ndaj familjes së saj (Foto)

Një ditë më parë është publikuar lajmi për