Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, transmeton Kosova Post.
Sipas Bahtirit, përkundër përpjekjes së mjekëve, ai nuk iu mbijetoi plagëve:
“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë 11 vjeçari, i cili para disa ditësh kishte rënë në Liqenin Akumulues. Fatkeqësisht, Blentoni nuk iu mbijetoj lëndimeve të marra nga rënia në liqe, edhe pas disa ditëve të trajtimit mjekësor” – ka shkruar ndër të tjera Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook.
11-vjeçari ishte nxjerrë nga liqeni akumulues në Mitrovicë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasditen e së martës.