Policia konfirmon se deputeti konservator i parlamentit britanik, Sir David Amess, humbi jetën pasi u godit me thikë, transmeton Kosova Post.
Policia britanike konfirmoi se deputeti konservator i parlamentit britanik, Sir David Amess, humbi jetën pasi u godit me thikë, shkruan AA.
Deputeti David Amess u godit me thikë disa herë gjatë takimit me votuesit e tij në Essex.
Sipas raportimeve, 69-vjeçari Amess, i cili është nga Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson, u sulmua nga një burrë që hyri në takimin e tij elektoral.
Policia në Essex tha se një burrë është arrestuar pas incidentit.
“Ne u thirrëm pas raportimit për një therrje me thikë në ‘Eastwood Rd. North’ pak pas orës 12:05. Një burrë u arrestua menjëherë dhe nuk kemi të tjerë në kërkim”, tha policia në twitter.