Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se shpërthimi i mbrëmshëm i granatës në veri të Mitrovicës është mesazh për serbët e veriut se mund ta kenë fatin e njëjtë sikur Oliver Ivanoviqi.
“Në fakt është një mesazh. Kur shteti nuk punon për diçka, që është gjendja e sigurisë në veri, ka ndikim shumë të madh te qytetarët. Shteti vazhdon të lejojë të dominojnë njerëzit nga mjedisi që kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe ky lloj lajmi nuk është befasi. Është një mesazh, para se gjithash për serbët nga veriu se: ‘ne jemi këtu, dhe nëse nuk jeni besnik në shkallë të mirë, mund të kaloni njëjtë sikur Oliveri”, ka thënë Trajkoviq.