Kombëtarja e Suedisë, së fundi, e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit tetor, të vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës, ndërsa në të figuron edhe emri i Zlatan Ibrahimovic, transmeton Kosova Post.
Siç jeni të njoftuar, Kosova do të përballet me Suedinë më 9 tetor, për t’u ndeshur tri ditë më vonë me Greqinë.
Janne Andersson, i cili është trajner i kombëtares suedeze me këtë rast ka thënë se Kosova ka një ekip që mund t’i shkaktojë kokëçarje ekipit që ai e drejton.
“Së pari, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për Kosovën. Ne e dimë se është një ekip individualisht i aftë që do të bëjë gjithçka për të na krijuar probleme” – tha ai.
Andersson e lavdëroi paraqitjen e Kosovës kundër Spanjës, duke thënë se luajti shumë mirë./KosovaPost/