Ronald Koeman merr një tjetër goditje, këtë herë jashtë fushës së blertë. Santiago Canizares, ish-portieri i Valencias, është shprehur se holandezi është trajneri më i keq që e ka drejtuar atë.
Në emisionin “El Debate” Canizares nuk u kursyeu aspak: “Në nivel taktik Koeman nuk ishte në gjendje t’u merrte maksimumin lojtarëve të tij. Gjithashtu nuk punonte mirë në stërvitje dhe në përgatitjen fizike.
Në 10 vitet që kam luajtur për Valencian, ai ka qënë trajneri më i keq që më ka drejtuar. Nuk dinte të menaxhonte dhomat e zhveshjes apo të merrte vendimet e duhura”.
“Nuk më është dukur kurrë një trajner i mirë. Gjatë karrierës sime kam punuar me shumë trajnerë të tjerë, që nuk më shihnin si zgjedhje të parë, por ishin shumë të aftë, si për shembull, Fabio Capello”